social image
Приземје
Прв кат

Ekspozita e përhershme muzeale

Ekspozitë e jovertebrorëve


Ekspozita e përhershme e jovertebrorëve, me më shumë se 400 ekzemplarë, paraqet rreth njëqind lloje nga grupe të ndryshme të jovertebrorëve: sfungjerë, krimba të sheshtë (planarie, shirita dhe trematode), krimba të rrumbullakët (lloje të ndryshme të krimbave të zorrëve), krimba unazorë (krimba të tokës dhe shushunja), artropodë (krustace, akrepa, rriqra, merimanga, shumëkëmbësh) dhe molusqe (kërmij dhe guaska).

Një vend të veçantë në ekspozitë zënë llojet endemike të jovertebrorëve, siç janë: sfungjeri i rrumbullakët i Ohrit dhe llojet endemike e relikte të kërmijve nga Liqeni i Ohrit.

Në këtë ekspozitë, vëmendje të madhe tërheq merimanga helmuese e njohur si vejushë e zezë.

Përveç diversitetit të faunës së jovertebrorëve, përmes teksteve, vizatimeve dhe ilustrimeve, vizitorët kanë mundësi të njihen me fakte interesante për ndërtimin, ciklin jetësor dhe përhapjen e grupeve të ndryshme të jovertebrorëve.

Pjesë përbërëse e ekspozitës janë dioramat e mrekullueshme, të cilat paraqesin në mënyrë autentike habitatet natyrore të llojeve të caktuara të jovertebrorëve.