Informacione të përgjithshme

a) Hyrje

Ju falënderojmë për interesimin tuaj për ueb-faqen tonë dhe shërbimet tona online. Mbrojtja e të dhënave të vizitorëve dhe përdoruesve tanë, si dhe përdorimi i të dhënave vetëm në mënyrën që vizitorët dhe përdoruesit tanë presin, është një nga prioritetet tona më të rëndësishme. Në këtë drejtim, kjo politikë është hartuar me qëllim që t’ju informojë për përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe për të drejtat tuaja lidhur me këtë përpunim, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore.

b) Kontrolluesi

Ne, „Muzeu i Historisë Natyrore i Maqedonisë“, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, jemi kontrollues të të dhënave personale dhe, për këtë arsye, jemi përgjegjës për përpunimin e të dhënave tuaja personale.

c) Personi ynë përgjegjës për mbrojtje të të dhënave perosnale

Personin tonë përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale mund ta kontaktoni duke përdorur informacionet e mëposhtme të kontaktit: contact@musmacscinat.mk, telefoni: +389 3117 669.

Përpunimi i të dhënave personale gjatë përdorimit të ueb-faqes sonë


Gjatë përdorimit të ueb-faqes sonë, vizitat tuaja regjistrohen në sistemin tonë. Në regjistrat e sistemit mund të ruajmë adresën aktuale IP të pajisjes suaj, datën dhe orën e qasjes, llojin e shfletuesit, sistemin operativ të pajisjes suaj dhe faqet të cilave u qaseni. Ne i mbledhim këto të dhëna me qëllim optimizimin dhe përmirësimin e ueb-faqes sonë dhe shërbimeve tona online. Baza ligjore për përpunimin e këtyre të dhënave është interesi legjitim, përkatësisht interesi ynë legjitim për të mbrojtur ueb-faqen dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve tona.

Përveç kësaj, gjatë aktiviteteve të caktuara online, si regjistrimet, anketat, aplikimet, porositë online etj., ne ruajmë të dhënat tuaja personale që i keni dhënë gjatë këtyre aktiviteteve. Baza ligjore për përpunimin e këtyre të dhënave është përmbushja e një kontrate. Për të siguruar mbrojtjen e duhur të këtyre të dhënave, janë ndërmarrë një sërë masash, ndër të cilat: enkriptimi, fjalëkalimet e sigurta, kontrolli i qasjes, ndarja e detyrave etj.

b) Biskotat (cookies)

Për të thjeshtuar dhe përmirësuar përvojën e përdoruesit në ueb-faqen tonë, si dhe për të mundësuar përdorimin e funksioneve të caktuara, ne përdorim „biskota“ (cookies). Biskotat janë skedarë të vegjël tekstualë që mund të ruhen në pajisjen tuaj. Disa nga biskotat që përdorim fshihen pas përfundimit të sesionit në shfletues. Biskota të tjera mbeten në pajisjen tuaj dhe na mundësojnë neve ose partnerëve tanë ta njohim shfletuesin tuaj gjatë vizitës suaj të ardhshme. Për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si i përdorim biskotat, mund të vizitoni „Politikën tonë për biskotat“.

b) Marrësit e të dhënave

Gjatë ofrimit të shërbimeve tona, mund të përdorim shërbimet e kompanive të treta për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Këto kompani të treta mund të ndodhen në vende brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian (BE) dhe Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE). Ne sigurohemi që këto kompani të treta t’i përpunojnë të dhënat personale në përputhje me legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave personale, me qëllim garantimin e një niveli të përshtatshëm të mbrojtjes së të dhënave. Ne nuk i transferojmë të dhënat personale te marrës të tjerë, përveç rasteve kur jemi të detyruar ta bëjmë këtë me ligj.

c) Periudha e ruajtjes së të dhënave

Të dhënat tuaja personale të mbledhura përmes ueb-faqes sonë ruhen deri në përmbushjen e qëllimit për të cilin kanë qenë të nevojshme. Përjashtim nga ky rregull janë rastet kur jemi të detyruar ligjërisht t’i ruajmë të dhënat tuaja për qëllime të raportimit te organet shtetërore, si për shembull te shërbimet financiare dhe tatimore. Në këto raste, duhet të respektohen periudhat e ruajtjes së të dhënave të përcaktuara me dispozitat ligjore, ku periudha e ruajtjes për të dhëna të caktuara mund të jetë 5 ose më shumë vjet. Gjithashtu, periudhat e ruajtjes së të dhënave mund të zgjaten edhe për shkak të interesit tonë legjitim, si për shembull për të garantuar sigurinë, për të parandaluar keqpërdorimin ose për të ndjekur penalisht kryerësit e veprave penale.

Të drejtat tuaja

Si subjekt i të dhënave, mund të na kontaktoni lidhur me mbrojtjen e të dhënave, me qëllim ushtrimin e të drejtave tuaja. Të drejtat tuaja janë si më poshtë:
  • E drejta për të marrë informacione mbi përpunimin e të dhënave dhe një kopje të të dhënave tuaja;
  • E drejta për të kërkuar korrigjimin e të dhënave të pasakta ose plotësimin e të dhënave të paplota;
  • E drejta për të kërkuar fshirjen e të dhënave personale;
  • E drejta për të kërkuar kufizimin e përpunimit të të dhënave;
  • E drejta për t’i marrë të dhënat tuaja personale në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga makina, si dhe e drejta për të kërkuar transferimin e këtyre të dhënave te një kontrollues tjetër;
  • E drejta për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave;
  • E drejta për ta tërhequr pëlqimin e dhënë në çdo kohë, me qëllim ndërprerjen e përpunimit të të dhënave që bazohet në pëlqimin tuaj;
  • E drejta për të paraqitur ankesë pranë autoritetit kompetent mbikëqyrës: “Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.