Mineralis – Masivi i Pelagonisë


Muzeu i Historisë Natyrore i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nderin t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës tematike „Mineralis – Masivi i Pelagonisë“, më 25.10.2024, në orën 13:30. Ekspozita do të jetë e hapur nga dita e hapjes, 25.10, deri më 15.12.2024, në sallën e ekspozitave tematike të muzeut. 



Qëllimi i kësaj ekspozite, e përbërë nga fotografi të lokaliteteve, harta gjeografike dhe gjeologjike, si dhe minerale që janë pjesë përbërëse e shkëmbinjve të Masivit të Pelagonisë, është edukativ dhe shkencor në fushën e gjeologjisë. Ekspozita ka karakter arsimor dhe do t’u mundësojë vizitorëve të njihen më nga afër me gjeodiversitetin e vendit tonë, si dhe do t’i prezantojë publikut pasurinë gjeologjike të ruajtur në depon e muzeut. Ju mirëpresim!

 

Galeria