Zbulimi i gjitarëve fosilë në vendin tonë u bë në vitin 1917 nga një komandant gjerman, i cili po kryente gërmime për nxjerrjen e rërës, 3,5 km në jugperëndim të Velesit. Ai menjëherë kuptoi se kockat e gjetura kishin rëndësi të madhe dhe i dërgoi në Mynih, te paleontologu Schlosser, për t’u studiuar. Gjatë studimit, Schlosser dëshmoi se këta gjitarë fosilë ishin shumë të rëndësishëm dhe të ngjashëm me ata të zbuluar në Pikermi, një lokalitet në Greqi, rreth 20 km larg Athinës. Prej këtu rrjedh termi fauna pikermiane.
Paleontologu Schlosser, bazuar në gjetjet, botoi librin e parë për pasurinë fosile të Velesit, me titull:
„Die Hipparionenfauna von Veles in Mazedonien“ Max Schlosser (1921), München. Nga kjo faunë fosile u zbuluan 20 lloje kafshësh, ndër të cilat majmunë, rinocerontë, gjirafa, hiparionë dhe të tjera.
Me rastin e 100-vjetorit të botimit të librit të Max Schlosser-it, Departamenti i Gjeologjisë dhe Paleontologjisë përgatiti
ekspozitën tematike me titull „PREVALEC“ Centum fossus.
Në ekspozitë paraqiten llojet fosile të publikuara në librin e Schlosser-it. Ekspozita është pasuruar edhe me rindërtimet e tyre, duke paraqitur në mënyrë vizuale pamjen e tyre të vërtetë. Gjithashtu, ekspozita përfshin një hartë gjeologjike të lokalitetit Prevalec në Veles, të shoqëruar me materiale mineralogjike dhe petrografike nga depoja e muzeut.
Pjesëmarrësit në realizimin e ekspozitës:
Biljana Garevska, magjistre – kuratore e lartë; Biljana Karamachoska – kuratore; Ivica Zarkadov – laborant; Darko Bazerko – preparues muzeor; Makedon Petliçarov – preparues muzeor në pension; Bisera Naumovka – dizajn dhe përpunim teknik; dhe udhëheqës – Marko Naumovski.
Ekspozitën do ta hapë prof. dr. Dragan Kolçakovski.