Vendi ynë karakterizohet nga një entomofaunë e pasur dhe interesante, heterogjene për nga përbërja, si dhe nga prania e shumë llojeve endemike. Klasa e insekteve përfaqësohet nga numri më i madh i llojeve, rreth 6 198, përfshirë edhe më shumë se 200 endemite. E gjithë kjo i atribuohet pozitës gjeografike, ndërthurjes së klimës mesdhetare me atë të Evropës Qendrore dhe faktorëve heterogjenë abiotikë. Kjo përbën bazën për themelimin e Departamentit të Entomologjisë në vitin 1941 nga dr. Krsto Tuleshkov.
Specialisti i departamentit kryen hulumtime, koleksionim, preparim, studim, mbrojtje dhe publikim të materialit entomologjik. Ai punon në përgatitjen dhe merr pjesë në realizimin e ekspozitave të përkohshme, tematike dhe të përhershme muzeale entomologjike.
Pjesa më e madhe e materialit entomologjik është përcaktuar dhe rishikuar nga punonjës përkatës shkencorë.
Departamenti i Entomologjisë disponon 190 309 ekzemplarë entomologjikë, të sistematizuar sipas koleksioneve, siç janë:
- VESPIDAE
- CARABIDAE
- STAPHYLINIDAE
- CURCULIONIDAE
- CICADIDAE
- ODONATA
- NEUROPTERA
- ORTHOPTERA
- SYRPHIDAE
- LEPIDOPTERA (fluturat e ditës dhe të natës)
Në ekspozitën e përhershme muzeale janë të ekspozuara
2.015 eksponate entomologjike, pilivesa, flutura, mantisat, karkaleca, bulktha dhe të tjera.